Takim i zhvilluar në Bashkinë Tiranë mbi Raportin Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”

Gender Alliance for Development Center (GADC) ka zhvilluar sot një takim me përfaqësues të Bashkisë Tiranë, në kuadër të Raportit Studimor – “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”.

Ky takim erdhi në vijueshmërinë e Konferencës Kombëtare me të njëjtin titull, që u mbajt në fund të muajit Qershor, (të cilen mund ta ndiqni në linkun https://bit.ly/3f0mC0L

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Këshilli Bashkiak; përfaqësues nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale dhe përfaqësues nga Drejtoria për të Drejtën e Informimit. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Tiranës përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.

Gjithashtu ky takim shërbeu edhe per advokimin për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Tiranës, ku vëmendje e veçantë iu dha problematikave me transportin publik.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy