Prezantimi i Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe angazhimi qytetar në nivel vendor”, Shkodër

Vijojnë takimet e organizatave të Rrjetit POP për prezantimin individual të Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”. Në këtë kuadër, organizata “Intelektualët e Rinj, Shpresë” (IRSH) zhvilloi sot një takim në Bashkinë Shkodër, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me z. Altin Salihi. Gjatë takimit u diskutua mbi gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Shkodrës përdor për përfshirjen qytetare në vendimmmarrje si: buxhetimi me pjesëmarrje, dëgjesat publike, mbledhjet e Këshillit Bashkiak apo anketime online për çështje të ndryshme.

Gjatë takimit u diskutua edhe për prioritetet e kontratës sociale kryesisht shërbimet publike ku shfaqen problematika të ndryshme.

Këto takime po organizohen në vijim të Konferencës Kombëtare, të cilën mund ta ndiqni këtu: https://bit.ly/3f0mC0L ,ku u prezantua edhe Raporti i cili përfshinte anketimin e bërë në 12 bashki.

Raportin e plotë mund ta lexoni duke ndjekur linkun? https://bit.ly/3f6wkP1.

Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy