Raporti Studimor – “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Durrës.
Qendra e Zhvillimit të Shoqërisë Civile, Durrës (CSDC), ka zhvilluar sot një takim me Bashkinë Durrës në kuadër të Raportit Studimor – “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”.
Takimi u zhvillua në vijim të Konferencës Kombëtare me të njëjtin titull, që u mbajt në fund të Qershorit.
Konferencën mund ta ndiqni në këtë link: https://bit.ly/3f0mC0L
Të pranishëm në takim ishin përfaqësues të Këshillit Bashkiak, të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale dhe Drejtorisë për të Drejtën e Informimit, DPZHIE. Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia e Durrësit përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.
Raportin e plotë mund ta lexoni në linkun https://bit.ly/3f6wkP1.
Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe per advokimin e përmbushjes së prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Durrësit, ku vemendje e veçantë iu dha problematikave të cilat i gjeni ne raportin në faqen zyrtare të POP.
Falenderojme për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme National Endowment for Democracy