Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, Pukë

Qendra “Lëvizja Rinore”, Pukë zhvilloi takimin për prezantimin e Raportit Studimor “Pjesëmarrja dhe Angazhimi Qytetar në Nivel Vendor”, me përfaqësues të Bashkisë, organizatave vendore dhe komunitetit.

Ky takim u zhvillua ne vijim të Konferencës Kombëtare qe u mbajt në fund të Qershorit të cilën mund ta ndiqni këtu
https://bit.ly/3f0mC0L

Gjatë takimit u diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e raportit studimor dhe mekanizmat që Bashkia Pukë përdor për përfshirjen qytetare në vendimmarrje.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu
https://bit.ly/3f6wkP1.

Gjithashtu, ky takim shërbeu edhe per advokimin për përmbushjen e prioriteteve të Kontratës Sociale për qytetarët e Pukës.

Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme
Olof Palme International Center
National Endowment for Democracy .