POP – Takim me fokus-grupet e Njësisë Administrative Durrës, Bashkia Durrës. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Sot u zhvillua takimi me banorë të Njësisë Administrative Durrës, ku u bisedua mbi prioritetet e Kontratës Sociale POP – Perballja e Ofertave Politike dhe për punën që ka bërë Bashkia Durrës, në përmbushjen e prioriteteve të tyre. Banorët ngritën shqetësime për transportin publik, për problemet me ujin e pijshëm dhe kanalizimet, për mungesën e infrastrukturës në shkolla, mungesën e bibliotekave dhe qendrave rinore.
Për këto prioritete dhe për të tjera çështje të qytetarëve, GADC dhe CSDC po përgatisin Raportin e Vitit të Dytë monitorues të Kontratës Sociale.
#KontrataSociale #RrjetiPOP #DiskutimeMeQytetaret
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy