POP – Fokus grupi i të rinjve në shkollën “28 Nëntori”, Bashkia Shkodër. Monitorimi i Kontratës Sociale.
Takimi i radhës i POP – Perballja e Ofertave Politike në Shkodër, ndërmjet organizatës IRSH dhe një grupi të rinjsh, u krye në shkollën e mesme të përgjithshme “28 Nëntori”. Në kuadër të projektit, gjatë takimit u diskutua mbi prioritetet e Kontratës Sociale, cilat nga pikat janë përmbushur plotësisht apo pjesërisht, cilat nuk janë prekur fare si dhe cilat mund të jenë prioritetet e radhës. IRSH po përgatit raportin e dytë monitorues për Bashkinë Shkodër përsa i përket Kontratës Sociale.
Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Center, National Endowment for Democracy. #KontrataSociale #RrjetiPOP