POP – Takim i përbashkët mbi realizimin e Kontratës Sociale, Bashkia Korçë
Shoqata “Gruaja nё Zhvillim Korçё” si pjesё e Rrjetit POP, zhvilloi tryezёn e rrumbullakёt me temë “Vlerёsimi i progresit pёr realizimin e Kontratёs Sociale, Bashkia Korçё”, pёr periudhёn Gusht- Nёntor 2021. Pas informimit tё tё pranishmёve nё sallёse deri në ç’masë janë realizuar këto prioritete, u vijua me njё diskutim në lidhje me to, diskutim i cili u zhvillua nё klimё mjaft pozitive midis qytetarёve dhe pёrfaqёsuesve nga Pushteti Lokal, z. Erion Nexhipi (Kryetar i Kёshillit Bashkiak Korçё), znj. Ana Verushi (Kryetare e Kёshillit tё Qarkut Korçё), Prof. As. znj. Irena Nikaj (Kryetare e Komisionit tё mirёqёnies sociale, strehimit, rinise, barazisё gjinore dhe mosdiskriminimit tё tё drejtave tё njeriut), znj.Mamica Shishi, pёrfaqёsuese e institucionit “Drejtoria e Kujdesit Social”, pёrgjegjёse e Qendrёs pёr fёmijёt dhe familjen.
Falenderojmё pёr mbёshtetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy #KontrataSociale#RrjetiPOP#Citizens#Transparency