POP – TAKIM I PËRBASHKËT MBI REALIZIMIN E KONTRATËS SOCIALE, BASHKIA VAU I DEJËS

Qendra e Gruas “Hapa të Lehte” si pjesё e RRJETIT POP, zhvilloi takimin mbi “Monitorimin e progresit të bërë nga Bashkia Vau Dejës pёr përmbushjen e prioriteteve të Kontratёs Sociale” pёr periudhёn Korrik- Dhjetor 2021. Pas informimit tё tё pranishëmve nё sallё, se deri në çfarë mase janë realizuar këto prioritete, diskutimi u ndal mbi mundësinë e realizimit të prioriteteve të Kontratёs Sociale për Bashkinë Vau Dejës gjatë vitit 2022.Takimi u zhvillua nё një klimё pozitive midis qytetarёve dhe pёrfaqёsuesve nga Pushteti Lokal duke argumentuar nevojat e prioriteteve të Kontratës Sociale nga qytetarët dhe duke diskutuar mundësinë e realizmit të tyre në raport me mundësitë financiare të Bashkisë .Karahas qytetarve në takim ishin të pranishëm përfaqësues nga Sektori i Financës Avenida Heta, përfaqesues të Sektorit të Sherbimit Social konkretisht, Aurela Deda- Koordinatore e Dhunës në Familje, Florinda Ndokaj- Specialiste e Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve , Ermira Mlloja-Punonjëse Sociale Njësia Administrative Vau Dejës dhe Bushat, Edmond Gjecaj-Specialist Strehimi, Ardiana Vasija-Specialiste Sektori i Bujqësië dhe Valjeta Nikaj-Specialiste Sektori i Emergjencave Civile.