Tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Fier- Raporti i Monitorimit të Kontratës Sociale.
Në kuadër të projektit POP – Perballja e Ofertave Politike, qendra Epoka e Re organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të Bashkisë Fier, shoqërisë civile dhe medias, për të prezantuar rezultatet e Raportit të Monitorimit të Kontratës Sociale. Diskutimi u bazua në procesin e monitorimit të adresimit të 5 prioriteteve të kontratës sociale:
Transparenca; Infrastruktura; Shërbimi Social; Vëmendje ndaj të Rinjve ; Vëmendje ndaj Fëmijëve.
Adresimi i prioriteteve të Kontratës Sociale dhe prezantimi publik me njësitë e qeverisjes vendore, median, komunitetin dhe shoqërinë civile është e rëndësishme në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, si dhe forcimin e marrëdhënieve midis qytetarëve, rrjetit POP dhe aktorët kryesorë vendorë.