FORUMI PUBLIK ME KANDIDATIN PËR KRYETAR BASHKIE DURRES Z.LUAN HOTI PARTIA DEMOKRATIKE

Në Durrës gara e 6 marsit u zhvillua mes tre kandidaturave: znj. Emiriana Sako nga Partia Socialiste, z.Ardian Muka nga Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, dhe z.Luan Hoti nga Partia Demokratike. Në këtë kuadër CSDC ftoi zyrtarisht të tre kandidatët që të bëhen pjesë e forumeve publike, për t’ju dhënë mundësinë që të shpalosinprogramet e tyre por edhe për të diskutuar Kontratën Sociale.

Gjatë punës në terren organizata mbledh kërkesat dhe nevojat të qytetarëve në zonat rurale dhe urbane dhe harton raport vjetor i cili konsultohet me përfaqësuesit lokalë. Në prag të zgjedhjeve lokale kërkesat e qytetarëve kthehen në prioritete për kandidatët për kryetarë bashkie.  Këto priorite përbëjnë Kontratën Sociale.

Forumi i dytë Publik në Durrës u organizua ne date 3 mars 2022 me z. Luan Hoti, kandidat i Partisë Demokratike. Diskutuam me kandidatin e PD mbi prioritetet e Kontratës Sociale POP dhe planet e kandidatit për t’i zhvilluar ato. Çështje mbi problematikat e rinisë, infrastrukturës, gjelbërimit, transportit urban, bibliotekës publike e transaparencës ndaj qytetarëve u diskutuan edhe nga të pranishmit: të rinj, përfaqësues të OJF-ve dhe qytetarë te pranishem ne salle.
CSDC Durres ne fund te takimit firmosi ne emer te qytetareve Kontraten Sociale me kandidatin z. Hoti, i cili uangazhua qe nese ne kete gare do te dale fitues, prioritetet e komunitetit te perpiluara ne kete kontrate do te jene pjese e punes se tij ne krye te bashkise.

Për të lexuar Kontratën Sociale të plotë, ju lutemi klikoni këtu