OPC Network Meeting
Gjatë kësaj jave ne kuadër të OPC Network Meeting organizuar në Tiranë në datat 31 maj – 1 qershor 2022, kishim kënaqësinë dhe mundësinë të takonim organizata të rajonit të cilat mbështeten nga Olof Palme International Centre dhe qe punojnë mbi forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Kishim mundësinë që të shkëmbenim eskperiencat për punën që secila prej organizatave bën me komunitetin në rajon si edhe prezantimin e metodologjisë së POP dhe Kontratës Sociale që prej vitesh po zhvillohet në Shqipëri. Biseduam së bashku mbi arritjet, sfidat, situatën në Shqipëri dhe Rajon si edhe punën e organizatave të shoqërisë civile për mbështetjen dhe angazhimin e qytetarëve, rritjen e transparencës nga pushteti vendor dhe qëndror si edhe planet për vijueshmërinë dhe qëndrueshmërinë.
Gjithashtu, rrjeti POP ishte pjesë e panelit mbi edukimin qytetar ku patëm mundësinë të analizonim metodologjinë si edhe të diskutonim mbi sfidat që hasen gjatë zhvillimit të saj. Falenderojmë për mbështetjen Olof Palme International Centre që na bëri pjesë të këtyre takimeve si edhe koleget nga rajoni dhe Suedia për ndarjen e eksperiencave me Rrjetin POP.