Forum Publik me kryetaren e bashkise Durrës
Forumi Publik në Durrës në kuadër te punës së bashkisë pas zgjedhjeve lokale të 6 marsit 2022. Diskutojme Kontratën Sociale, një dokument i njohur nga komuniteti, i cili përmban prioritetet e përzgjedhura nga qytetarët e Durrësit. Kjo kontratë e re, vjen në vijueshmërinë e Kontratës Sociale të qershorit të vitit 2019, e cila është monitoruar nga CSDC.
Ne date 7 qershor 2022 me kryetaren e bashkise znj. Emiriana Sako, kryetarin e këshillit bashkiak Z. Ani Dyrmishi dhe përfaqësues të shoqërisë civile si dhe pjesëtarët e këshillit rinor vendor zhvilluam Forumin Publik në kuadër te punës së bashkisë pas zgjedhjeve lokale. Diskutuam rreth Kontratës Sociale, një dokument i njohur nga komuniteti, i cili përmban prioritetet e përzgjedhura nga qytetarët e Durrësit.
Në fund të eventit kryetarja e bashkise Durres firmosi këtë kontratë sociale së bashku me drejtuesen e CSDC Miriam Reçi dhe kryetarin e këshillit bashkiak Ani Dyrmishi. Nëpërmjet kësaj kontrate bashkia Durres angazhohet në ndërthurjen e prioriteteve të qytetarëve në planet dhe projektet e bashkisë.