Verifikimi i afatit të punimeve për vendepozitimin e mbeturinave të Bashkisë Vlorë
Si pjesë e iniciativave të projektit, me grupet e të rinjve aktivistë janë realizuar trajnime për ngritje kapacitetesh mbi verifikimin e fakteve për prioritetet e Kontratës Sociale. Në janar 2022, rreth 29 të rinj janë trajnuar mbi metodat e verifikimit të fakteve dhe janë njohur mbi metodat e analizimit dhe verifikimit të zbatimit të premtimeve të dhëna nga Bashkia Vlorë për Kontratën Sociale.
Të rinjtë në përfundim të procesit hartuan një dokument ku vlerësonin zbatimin e premtimit të Bashkisë Vlorë se në muajin mars 2022, vendepozitimi I mbeturinave në Sherishtë (Prioriteti nr. 6). Nga verifikimi I fakteve, të rinjtë vlerësuan se ky premtim ende nuk është përmbushur nga bashkia Vlorë dhe për këtë qëllim hartuan dhe një dokument të shkurtër informues për publikun.