Konferencë Kombëtare Rrjeti POP dhe Kontrata Sociale si mekanizma për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve

Eshte organizuar ne date 19 korrik 2022 Konferenca Kombëtare “Rrjeti POP dhe Kontrata Sociale si mekanizma për transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëve.” Ky aktivitet u organizua me mbështetjen e Olof Palme International Center nëpërmjet Qeverisë Suedeze dhe National Endowment for Democracy.

Ne kete aktivitet i cili u organizua ne format hibrid, moren pjese perfaqesues nga 12 bashki ku rrjeti POP operon, organizata te shoqerise civile, perfaqesues te pushtetit vendor dhe qendror.

Ky aktivitet u pershendet nga znj. Znj. Petra Burcher – Shefe e Bashkëpunimit për Zhvillim – SIDA, Ambasada Suedeze në Tiranë dhe Znj. Alma Bime, Drejtoreshë e Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit të Prefekturave pranë Ministrisë së Brendshme.

Konferenca u realizua e ndare ne tre seksione kryesore:
Sesioni i pare: QEVERISJA DHE DEMOKRACIA VENDORE
Ne panel nga shoqeria civile: znj. Esmeralda Hoxha – Koordinatore e Rrjetit POP – GADC, Tiranë; z. Lavdrim Shehu – Qendra për Progres Rinor, Kukës; znj. Entela Maçka – Gruaja në Zhvillim, Korçë
Nga pushteti vendor: z. Bekim Mema nga bashkia Shkoder dhe znj. Florina Krrashi- Koordinatore e te drejtes se informimit nga bashkia Kamez.

Sesioni i dyte: BUXHETIMI ME PJESËMARRJE
Ne panel: znj. ALketa Lamani – Qendra Rinore e Vlores; z. Dritan Leli – kryetar i bashkise Vlore; z. Fran Brahimi, Drejtor i Financave Vendore – Ministria e Financave dhe Ekonomisë; znj. Keti Luarasi, nenkryetare e bashkise Tirane dhe z. Ervin Muco, Drejtor i Kabinetit te kryetarit te bashkise Elbasan.

Sesioni i trete: KONTRATA SOCIALE dhe lobimi për përmbushjen e prioriteteve në zgjedhjet e ardhshme lokale në 2023.

Nga kjo konference dolem me disa konkluzione, ku me kryesoret:
1. Bashkite përkatëse do të informohen për gjetjet dhe analizat; Do të shpërndahen raporte individuale dhe do të sugjerohet që të ndiqen rekomandimet e nxjerra nga POP. Ky është një proces i cili do të monitorohet në vazhdimësi paralelisht me monitorimin e Kontratës Sociale, pasi angazhimi qytetar, demokracia lokale dhe transparenca janë tre shtyllat kryesore për të cilat ne avokohemi gjatë punës tonë krahas prioriteteve të Kontratës Sociale.
2. Udhëzuesi i Buxhetimit me Pjesëmarrje do të shpërndahet në të gjitha bashkitë e vendit dhe do të prezantohet si një mjet për t’u përdorur në punën e përditshme të pushtetit vendor.

Lexoni Buletinin Informativ te Konferences!