FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 2

Në kuadër të hartimit të raportit të tretë monitorues të Kontratës Sociale për bashkinë Tiranë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi sot një takim me qytetarët e njësisë administrative nr. 2 për të diskutuar në lidhje me punën e bërë nga Bashkia Tiranë sa i përket prioriteteve të Kontratës Sociale si dhe problematikat e hasura.

Banorët ngrenë si problem rrugët e pashtruara, si rruga që të çon nga Çerdhja 54 te rruga “Mihal Grameno”, që përdoret nga fëmijët për të shkuar në shkollë. Gjithashtu, kanalizimet e ujërave të zeza duhen rregulluar në rrugët “Spiro Ballkameni”, “Haki Gjici”, “Kadri Kërçiku”. Një problematikë tjetër është mungesa e një qendre sociale për të moshuarit, si dhe rritja e kapacitetit të çerdheve për fëmijët.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.