FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE NR. 3

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) realizoi një fokus grup me qytetarët e njësisë administrative nr. 3 për të diskutuar mbi problemet që ata hasin në zonën e tyre dhe punën e Bashkisë Tiranë sa i përket prioriteteve të Kontratës Sociale.

Problem i madh është transporti publik në këtë njësi. Nuk ka urban për të shkuar në shkollë, çerdhe, dhe te qendra komunitare për zonat e largëta. Banorët janë të kënaqur me kushtet e shkollave, kopshteve dhe çerdheve por kërkojnë shtimin e shkollave që aplikojnë programin “after school”. Gjithashtu, vihet në dukje mungesa e lulishteve dhe parqeve në këtë njësi.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.