FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE DAJT

Në kuadër të hartimit të raportit të tretë monitorues të Kontratës Sociale në Bashkinë Tiranë, Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC) organizoi sot një takim me banorët e njësisë administrative Dajt për të folur mbi problematika dhe çështje që lidhen me prioritetet e Kontratës Sociale.

Sipas banorëve, nevojitet një qendër komunitare më e afërt, pasi qendra “Gonxhe Bojaxhiu” ndodhet shumë larg. Kopshtet dhe çerdhet janë gjithashtu të largëta. Sugjerohet që të ndërtohet një kopsht/shkollë në Surrel që t’i mbulojë të gjithë fshatrat. Uji është i pijshëm por furnizimi është shumë i pakët, kryesisht në Lanabregas dhe Priskë ku uji vjen vetëm gjysëm ore në ditë. Sistemi i kanalizimeve është shumë i dobët në të gjithë fshatrat. Nevojiten punime të paktën në rrugët kryesore.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.