FOKUS GRUP ME QYTETARET E NJESISE ADMINISTRATIVE BALDUSHK

Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim (GADC), në kuadër të hartimit të raportit të vitit të tretë monitorues të Kontratës Sociale në Bashkinë Tiranë, organizoi një fokus grup me banorët e njësisë administrative Baldushk për të diskutuar mbi përmbushjen e prioriteteve nga Bashkia.

Ndër të tjera, banorët ngritën problemin e transportit publik, duke qenë se linja e Baldushkut nuk shkon në fshatrat e tjerë dhe autobusi vjen shumë rrallë; problemin e mungesës së një rrjeti të furnizimit me ujë; problemin e kanalizimeve, të cilat mungojnë në të gjithë fshatrat e njësisë përveç Baldushkut. Një tjetër çështje e ngritur është mungesa e një qendre komunitare, një këndi lojërash për fëmijë dhe e çerdheve.

Të gjitha gjetjet nga këto takime do të pasqyrohen në raportin e vitit të tretë monitorues ku do të analizohet puna e Bashkisë Tiranë për përmbushjen e Kontratës Sociale.