Takim me qytetaret e Korçës – Diskutim mbi Kontraten Sociale
19.10.2022 Shoqata “Gruaja ne Zhvillim Korçë” realizoi nje takim per informimin e komunitetit mbi permbushjen e prioriteteve te Kontrates Sociale per Bashkine Korçë. Nje fokus grup me qytetare te NJA qyteti Korce, te cilet ishin pjese e ketij takimi, ku u diskutua rreth prioriteteve te Kontrates Sociale dhe rezultateve te monitorimit te saj.
Çështje të reja :
- Hartimi dhe politika nga ana e Bashkise Korce ne lidhje me punesimin e te rinjve, praktika pune, sepse te rinjte hasin shume veshtiresi per faktin qe kudo qe aplikojne ju kerkojne experience pune.
- Pastrimi dhe mirembajtja e lulishtes ne rrugen “Nexhip Vincani”, lgj.15, Korce e cila eshte ne gjendje jo te mire.