Fokus grup me qytetaret Njesia Administrative nr. 2 Tirane
Ne kuader te POP – Perballja e Ofertave Politike vijojme filluar pergatitjet per Forumet Publike mes qytetareve dhe kandidateve per kryetare bashkie per zgjedhjet vendore 2023. Stacioni i pare jane fokus grupet me qytetaret per te prioritizuar nevojat e tyre ne zonat ku banojne per perpilimin e Kontrates Sociale, e cila do ti prezantohet kandidateve gjate muajit Prill 2023. Ne date 28.2.2023 Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillimi ishte me banoret e Njesise Administrative numer 2 ne Bashkia Tiranë ku analizuam arritjet e dritanishme dhe diskutuam nevojat e komunitetit bazuar ne kater shtylla kryesore:
Infrastruktura dhe Sherbimet Publike – Banoret e kesaj njesie vleresojne punen por kerkojne nderhyrje ne adresa specifike në rrugët: Shyqyri Ishmi (prapa zyrave të njësisë administrative); rrugët e ndërmjetme nga Zonja Çurre te shkolla Mihal Grameno; te Sali Nivica është asfalti i prishur; Petro Nini Luarasi te tregu elektrik; Fuat Toptani (me gropa); Budi.
Demokracia Vendore – Banoret vleresojne njoftimet dhe sherbimet qe ofron njesia administrative, por kane pak informacion sa i perket veprimtarise se Keshillit Bashkiak; Programit te Transparences apo regjistrit te kerkes/ankesave apo programit te transparences.
Zhvillimi Ekonomik Vendor – Pak informacion kane banoret sa i perket programeve per te rinjte apo sherbimeve per kete kategori. Programi i nxitjes se punesimit nuk njihet!
Dimensioni Social ne nivel vendor – Qytetaret e vleresojne punen e njesise administrative ne vecanti dhe bashkise ne teresi, por kane te nevojshem shtime te sherbimeve per kategori te ndryshme.
Sa me siper jane disa prej shqetesimeve/prioriteteve te ngritura nga banoret e kesaj njesie. Na ndiqni!