Fokus grupe me qytetaret Njesia Administrative nr. 7 dhe nr. 8 Tirane
Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim vijon takimet me banoret e Tiranes Bashkia Tiranë ne kuader POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023. Ne date 2.3.2023 diskutuam se bashku me banoret e Njesia administrative nr.7 dhe Njesia Administrative Nr. 8 prioritetet dhe nevojat e komunitetit ne zonat ku banojne, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve per kryetare bashkie gjate muajit Prill 2023 ne Forumin Publik te Tiranes.
Por, cfare thone qytetaret dhe cilat jane disa prej shqetesimeve te tyre: Njesia numer 7: Ka nevoje per ndezjen e kaldajave ne shkolla, sepse edhe pse sistemi i ngrohjes eshte instaluar ato nuk ndizen ose ndizen shume pak. Njesia 7: Nevoje per qender rezidenciale per grate e mbijetuara te dhunes ne familje. Njesia 7: Nevoja per shtimin e kazaneve te mbeturinave, sidomos ne rrugen Naim Frasheri. Njesia numer 8: Veshtiresi per parkim, sidomos ne rrugen Gjon Buzuku. Njesia numer 8: Qe nga 9-katshet dhe deri siper Selvise si edhe Rruga 5 Maji nuk ka trotuare te mirefillta dhe banoret (sidomos nenat me karrica femijesh dhe personat me aftesi te kufizuar) hasin veshtiresi ne levizje. Njesia numer 8: Kanalizimet ne rrugen 5 Maji ne afersi te shkolles Tirana Jone kane nevoje per nderhyrje Njesia 8: Banoret kane ankesa sa i perket kthimit te pergjigjeve nga bashkia. Ne te dy njesite kerkohet cilesia e ujit te pijshem dhe furnizimi 24 ore
Keto jane disa prej shqetesimeve/prioriteteve te ngritura nga banoret e ketyre njesive. Na ndiqni!