Fokus grup me banoret e Njesise Administrative Sukth, Durres
CSDC Durres ne nje komunikim me grup qytetaresh ne fokus grupin per Kontraten Sociale 2023 ne Njesine Administrative Sukth, Bashkia DurresPor, cfare prioritetesh identifikuan banoret ne kete takim!? Infrastruktura rrugore – shtrimi dhe rehabilitimi i rrugëve dytësore, mungesa e trotuareve dhe sinjalistikës së nevojshme në rrugë; nuk ka stacione autobutësh dhe orare të afishuara; uji i pishëm vjen vetëm 2 orë në ditë, ndërsa në disa zona të tjera një herë në dy ditë. Demokracia vendore/mirëqeverisja – të gjendet mënyra për shpërndarjen e informacionit për mbledhjet e Keshillit Bashkiak (përveçse online) dhe t’u jepet më shumë informacion për të drejtat e tyre për ndjekjen e këtyre mbledhjeve. Zhvillimi ekonomik vendor – bizneset e vogla nuk kanë lehtësi fiskale dhe nuk ka programe për nxitjen e punësimit të grave apo të të rinjve, as programe mbështetëse për këta të fundit.; Dimensioni social në nivel vendor – mungojnë shërbimet rehabilituese për gratë në rrezik apo viktima të dhunës.