Fokus Grup me te rinjte, Fier
Në vijim të takimeve mbajtur për implementimin e Anketës “Zgjedhjet Vendore 2023” nga Qendra “Epoka e Re” në kuadër të Projektit POP – Perballja e Ofertave Politike u realizua Fokus Grupi i rradhës me të rinj kryesisht në moshë studentore, banorë të Bashkisë Fier dhe Njësive të saj Administrative. Me ta u diskutua mbi shërbimet dhe problematikat që përfshihen në 4 shtyllat bazë të anketës: 1. Infrastruktura dhe Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca2. Demokracia Vendore – Mirëqeverisja 3. Zhvillimi Ekonomik Vendor 4. Dimensioni Social në Nivel Vendor Kjo anketë zbatohet në vazhdimësi të monitorimit të Kontratës Sociale në Bashkinë Fier. Procesi i monitorimit synon adresimin e prioriteteve të përfshira në Kontratën Sociale.