KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP FIER
Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Fier, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Qendra Rinore “Epoka e Re”, e cila që prej vitit 2006 funksionon si organizatë jo-fitimprurëse me seli në Fier, por me shtrirje aktiviteti në të gjithë Shqipërinë.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale. Hartimi i saj vjen pas një kalendari aktivitetesh të paracaktuara përpara nisjes së fushatës elektorale, duke u bazuar në praktikat si: fokus grupe, takime të drejtpërdrejta me qytetarët, takime me grupe të ndryshme interesi. Vlerësimi individual i çdo personi, pjesëmarrës në këto takime ka nxjerrë në pah prioritetet kryesore, të cilat u strukturuan në këtë kontratë.
Kontrata sociale 2023-2027 prezantohet gjatë periudhës së fushatës elektorale te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie. Pas këtij momenti dhe dakordësisë me ta, me zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë, kjo kontratë merr vlerë dhe do të jetë një dokument i vlefshëm për 4 vitet e ardhshme, progresi i së cilës do të monitorohet nga Qendra “Epoka e Re”.
Lexoni Kontraten Sociale duke klikuar me poshte