KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP KUKËS

Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë  e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Kukës, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga Qendra për Progres Rinor (QPR). QPR është nje organizatë lokale qe operon në Kukës prej 22 vitesh e fokusuar kryesisht në fushën rinore, ku synon të mbështesë dhe të ndihmojë grupet lokale rinore formale dhe joformale drejt programeve rinore, nismave për zhvillimin e të rinjve dhe të punojë ngushtë me palët e interesuara për të promovuar shërbime cilësore për të rinjtë.

Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.

Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Kukësit, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme dhe të rinjtë. 

Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Lexoni kontraten dyke klikuar me poshte