KONTRATA SOCIALE 2023 – 2027 POP TIRANË
Përballja e Ofertave Politike (POP) është një nismë e rrjetit të 12 organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të cilat punojnë në 12 bashki të Shqipërisë. Në bashkinë Tiranë, Kontrata Sociale dhe monitorimi i saj realizohet nga “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC). GADC është një organizatë lider në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor me rezultate të suksesshme në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, promovimin e barazisë gjinore dhe demokracisë me pjesëmarrje në shoqërinë shqiptare.
Kontrata sociale hartohet nga POP në çdo fushatë elektorale gjatë Zgjedhjeve Vendore në Shqipëri. Hartimi i Kontratës Sociale bazohet në takime me qytetarë të grupeve të ndryshme dhe bazuar në një metodologji për të marrë mendimet dhe prioritetet e tyre.
Në hartimin e kontratës sociale 2023-2027 janë marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e grupeve të ndryshme të qytetarëve brenda territorit të Bashkisë së Tiranës, me një fokus të veçantë për grupet e cenueshme.
Kontrata sociale prezantohet te të gjithë kandidatët për kryetar bashkie gjatë periudhës së fushatës elektorale.
Lexoni kontraten sociale duke klikuar me poshte
Lexoni detajet e prioriteteve duke klikuar me poshte