Fokus grup me gazetare ne bashkine Durres

11.3.2023 Takimi u realizua në ambjentet e CSDC Durrës, me pjesëmarrjen e 4 gazetarëve, si pjesë e rëndësishme e zërit qytetar dhe bashkëpuntorë të shoqërisë civile. Ndër çështjet që dolën në pah ishin:

Infrastruktura dhe shërbimet publike:

  • Ndarja e koshave të mbeturinave sipas llojeve të mbetjeve, shihet i paarsyeshëm, pasi grumbullohen në të njëjtat vende, sipas infromacioneve që kanë. Gjithashtu, raportojnë që dhe qytetarët i kanë këto infromacione, prandaj e neglizhojnë ndarjen e mbeturinave nëpër kosha.
  • Në rrugën “Taulantia” dhe zona të tjera të ngjashme, duhet të ketë kosha mbeturinash të posaçëm për mbetjet e peshkut, pasi mbetjet e restoranteve krijojnë shumë ndotje, sidomos gjatë stinës së verës.
  • Transporti që nuk funksionon pas orës 17:00 për NJA, është pengesë që disa nxënës të mos jenë prezent orët e fundit në mësim, pasi nuk kanë me çfarë kthehen.
  • Në mjetet e transportit urban, mungojnë kushtet minimale për një transport efikas, si p.sh. në linjën Durrës-Plepa, disa prej autobuzëve nuk kanë dritare dhe kondicionerët nuk funksionojnë, çka ndihet kryesisht gjatë stinës së verës.
  • Zhvillimi i mësimit pasdite në gjimnaze është problematik, pasi shkolla pritëse nuk ka infrastrukturën e duhur, siç janë dhe laboratoret.
  • Infrastruktura problematike e shkollave dhe pas rikonstruksionit.
  • Duhet numër më i madh kopshtesh, pasi grupet janë me numër shumë të madh fëmijësh.
  • Moszbatimi i afatit të rikonstruksionit në disa shkolla, p.sh. shkolla “Olsi Lasko” duhej të kishte përfunduar sipas publikimit në Shkurt 2023.

Demokracia vendore dhe mirëqeverisja

  • Njoftimet për dëgjesat publike dhe mbledhjet e Këshillit Bashkiak vijnë në moment të fundit, jo minimalisht 10 ditë para sipas parashikimit të ligjit.
  • Publikimi i vendimeve të Këshllit Bashkiak është i rregullt.
  • Njëra prej gazetareve shprehet se i është mohuar pjesëmarrja në dëgjesat publike për PBA 2023-2025.
  • Nuk është bërë zbardhje e raporteve të dëgjesave publike.

Dimensioni social në nivel vendor

  • Mirëmbajtja e Bibliotekës Publike Durrës dhe vendosja e saj në mjedise më të përshtatshme, si dhe biblioteka më të vogla në lagje të qytetit.
  • Konsiderimi për krijimin e qendrave rinore, përpos asaj që është projekt në zbatim e sipër.