Fokus grup me grate, banore te bashkise Fier
2.3.2023: Vijojme takimet me banoret e Fierit ne kuader POP – Perballja e Ofertave Politike dhe hartimit te Kontrates Sociale 2023 per zgjedhjet vendore te 14 majit 2023.
Diskutuam se bashku me grate dhe vajzat e Njesise Administrative Fier prioritetet dhe nevojat e komunitetit ne zonat ku banojne, prioritete keto qe do ti prezantohen kandidateve per kryetare bashkie gjate muajit Prill 2023 ne Forumin Publik te Fierit.
Me pjesemarreset u diskutua mbi shërbimet dhe problematikat që përfshihen në 4 shtyllat bazë të anketës: 1. Infrastruktura dhe Shërbimet Publike – Cilësia dhe Efiçenca2. Demokracia Vendore – Mirëqeverisja 3. Zhvillimi Ekonomik Vendor 4. Dimensioni Social në Nivel Vendor. Kjo anketë zbatohet në vazhdimësi të monitorimit të Kontratës Sociale në Bashkinë Fier. Procesi i monitorimit synon adresimin e prioriteteve të përfshira në Kontratën Sociale.