Fokus grup me komunitetin
Me datë 30.10.2023, organizuam një takim të rëndësishëm me një grup komunitar, ku morën pjesë 18 qytetarë, prej të cilëve 12 ishin gra dhe 6 burra. Në këtë sesion, stafi i organizatës Levizja Rinore Puke ju prezantoi pjesëmarrësve prioritetet e përcaktuara në Kontratën Sociale për periudhën 2023 – 2027. Gjatë diskutimit, pjesëmarrësit ndanë shqetësimet dhe pasiguritë e tyre në lidhje me prezencën e qenve të rrugës, të cilët vazhdimisht bëhen agresivë dhe sjellja e tyre rrezikon seriozisht jetën e qytetarëve. Ky problem është trajtuar edhe me zyrën e shërbimeve në bashki, dhe janë kërkuar mundësi dhe zgjidhje për këtë sfidë të rëndësishme për komunitetin tonë.