Nenshkrimi i Kontrates Sociale Elbasan me kryetarin e bashkise z. Gledian Llatja
Në 25 nëntor 2023, në ditën e 111-vjetorit të pavarsisë së qytetit të Elbasanit, Shoqata Tjetër Vizion dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Z. Gledian Llatja, bënë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit duke nënshkruar Kontratën Sociale për periudhën 2023-2027.
Kontrata Sociale për periudhën 2023-2027 është një shenjë e qartë e angazhimit të Bashkisë së Elbasanit për të adresuar dhe zgjidhur prioritetet dhe nevojat e qytetarëve për katër vitet në vijim. Kryetari i Bashkisë ka shprehur detyrimin e tij për të bërë prioritetet e kontratës pjesë të planeve të punës së Bashkisë, duke garantuar që nevojat e komunitetit do të jenë në qendër të veprimeve administrative dhe zhvillimit të qytetit.
Në hartimin e Kontratës Sociale, janë konsideruar dhe përfshirë kërkesat dhe prioritetet e grupeve të ndryshme të qytetarëve të Bashkisë Elbasan, me një fokus të veçantë në grupet e cënueshme. Kjo përfshirje e pjesës së këtyre grupeve në hartimin e politikave dhe planifikimin e zhvillimit të qytetit tregon një qasje të përgjegjshme dhe të përfshirë të autoriteteve lokale në drejtim të zhvillimit të qytetit dhe mirëqenies së qytetarëve të tij.
Nënshkrimi i Kontratës Sociale përkatësisht në Ditën e Pavarësisë së Elbasanit rrit rëndësinë historike dhe simbolike të këtij angazhimi, duke e bërë një ditë të shënuar për të dyja institucionet dhe për komunitetin e Elbasanit në përgjithësi.