Monitorim i Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Korçë
14 qershor 2024: Kolegët e Gruaja në Zhvillim Korçë monitorojnë mbledhjet e Këshillit të kësaj bashkie.
Sot në datë 14 qershor 2024, ora 12.00 , u zhvillua mbledhje jashtë rradhe e Këshillit të Bashkisë Korçë , e thirrur me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë, për miratimin e dy projekteve me rëndësi zhvillimore të qytetit. Mes shumë diskutimeve dhe debateve u miratuan:
- Kontributi financiar i Bashkisë Korçë për Këshillin e Qarkut Korçë, për financimin e projektit ”Rikonstruksioni i Muzeut Historik Etnografik në Bashkinë Korçë”. Projekti është një iniciativë e Bashkisë për t’i kthyer qytetit një muze historik dhe etnografik nëpërmjet një bashkëfinancimi me 40% nga fondi i Bashkisë, si dhe me 60% nga fondi i Këshillit të Qarkut Korçë .
- Financimi i projektit të “Rezidencës Artistike në Pazarin e Korçës”. Ky projekt financohet prej buxhetit të vënë në dispozicion nga Këshilli i Qarkut dhe zhvillohet në kuadër të iniciativës së Bashkisë për mbështetjen e zhvillimit të industrisë kreative në qytet. Ai synon shndërrimin e një pjese të Pazarit të Korçës në rezidenca artistike, të cilat do të jenë në funksion të artistëve ndërkombëtarë, por jo vetëm.. Projekti ka si fokus kryesor të rinjtë, me qëllim ofrimin e kushteve për moslargimin e tyre nga Shqipëria, nëpërmjet krijimit të kushteve për vetëpunësim.