Monitorimi i Këshillit Bashkiak Korçë: Një Mbledhje e Fokusuar mbi Sigurinë Kibernetike
16.09.2024
Më 16 shtator 2024 u mbajt mbledhja jashtë rradhe e Këshillit Bashkiak Korçë, e thirrur me kërkesë të kryetarit të Bashkisë, për të diskutuar dhe miratuar një dokument strategjik të bashkisë siç është plani i veprimit dhe politikave të sigurisë kibernetike.
Bashkia Korçë në 5-vjeçarin e ardhshëm do të implementojë një plan veprimi dhe strategjie për sigurinë kibernetike, duke filluar nga trajnimi i stafit, deri tek përditësimi i serverave, krijimi i back up-eve te ndryshme lokale apo të jashtme për pjesën e sistemit të të dhënave.
Në takim mes të tjerash u diskutua lidhur me risqet e shumta që vijnë nga grupet kriminale që aksesojnë të dhëna, si dhe u theksua domosdoshmëria dhe nevoja lidhur me ndërgjegjësimin e institucioneve dhe publikut për sigurinë kibernetike. Materiali u votua dhe miratua njëzëri nga të gjithë këshilltarët.