Rrjeti POP në Konferencën ‘The Guardians of Democracy’ në Budapest

Rrjeti POP në Konferencën ‘The Guardians of Democracy’ në Budapest organizuar nga Civil Kollégium Alapítvány (CKA) me mbeshtetjen e National Endowment for Democracy!

Nga data 25-27 Shtator 2024, Rrjeti POP mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “The Guardians of Democracy”, ku u diskutuan çështje kyçe për forcimin e demokracisë lokale në rajon dhe me gjerë. Ky event ishte një platformë për bashkëpunim midis organizatave të shoqërisë civile dhe qeverisjes lokale, për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare në proceset demokratike. Koleget nga Qendra Aleanca Gjinore per Zhvillim (GADC) dhe Qendra Rinore e Vlores, prezantuan Rjetin “Përballja e Ofertave Politike”, (POP Network) një iniciativë që synon të fuqizojë debatet publike dhe të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi ofertat politike në Shqipëri. Në këtë platformë, synohet që platformat të orientohen drejt nevojave dhe prioriteteve të qytetarëve, duke kontribuar në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në demokracinë tonë lokale.

Prezantime të tjera kyçe përfshinë:

Hungari, prezantuar nga Péter Szabados: Kjo iniciativë ka krijuar qendra lokale demokratike për të lidhur shoqërinë civile me politikanët lokalë, duke përfshirë 11-12 bashki në Hungari për projekte që trajtojnë çështje si ndotja e ajrit dhe reformimi i ordinancave sociale.

Poloni: Iniciativa “Silesian Blossoming” bashkoi më shumë se 30 grupe qytetarësh që luftojnë për përmirësimin e cilësisë së jetës në rajonin e Silesisë, duke ndihmuar në aktivizimin e qytetarëve për të adresuar çështjet sociale dhe klimatike.

Sllovaki, nga Maros Chmelik: Iniciativa ka ndihmuar në krijimin e grupeve lokale që mbrojnë demokracinë dhe luftojnë ekstremizmin, me mbështetjen e mbi 120 personave aktivë në rajonin e Banská Bystrica dhe më gjerë.

Përveç kësaj, konferenca eksploroi metoda inovative për përfshirjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse përmes asambleve qytetare dhe organizimit komunitar. Prezantues si Melinda Várfi nga Hungaria dhe Gresa Berisha nga Kosova diskutuan rëndësinë e platformave civile dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në planifikimin buxhetor lokal.

Ky event ishte një mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga përvojat rajonale dhe për të ndarë praktikat tona në promovimin e demokracisë, transparencës dhe angazhimit qytetar. Suksese për demokracinë!

Faleminderit CKA per ftesen dhe Olof Palmes Internationella Center, Ambasada e Suedisë në Tiranë dhe National Endowment for Democracy per mbeshtetjen e Rrjetit POP!