Shkoder_POP Workshop për Monitorimin e Demokracisë dhe Drejtësisë Lokale
Më 13–14 dhjetor 2024, në qytetin e Shkodrës, Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP” organizoi një workshop dy-ditor me fokus në forcimin e kapaciteteve për monitorimin dhe vlerësimin e demokracisë dhe drejtësisë lokale në kuadër të zbatimit të Kontratës Sociale 2023–2027.
Gjatë takimit, organizatat anëtare të rrjetit POP u trajnuan mbi përdorimin e Guidës për Monitorimin e Demokracisë dhe Drejtësisë Lokale, si dhe në zbatimin praktik të treguesve të saj. Diskutimet u fokusuan në përmirësimin e cilësisë së raporteve monitoruese dhe në ndërtimin e një qasjeje të përbashkët për fushatat advokuese për vitin 2025.
Workshopi u zhvillua me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Shqipëri, në kuadër të projektit “POP 2024: Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet.”
Ky aktivitet përfaqëson angazhimin e rrjetit për të promovuar transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare në proceset e qeverisjes vendore.