POP Network në Konferencën e ICLD 2025 në Tiranë!
Kolegët e Rrjetit POP, Esmeralda Hoxha nga Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Lavdrim Shehu nga Qendra Per Progres Rinor, ishin sot të ftuar në konferencën e Grupit të 11-të të Programit të Lidershipit Politik të Grave të Swedish International Center for Local Democracy (ICLD 2025), e cila po mbahet në Tiranë që prej datës 27 janar. ICLD – Swedish International Centre for Local Democracy Gjatë konferencës, patëm mundësinë të organizojmë një workshop me pjesëmarrësit – nënkryetare dhe kryetare të bashkishive nga vende të ndryshme të botës, me temën: “Forcimi i Demokracisë Lokale në Shqipëri përmes Rrjetit POP dhe Kontratës Sociale” Ky sesion u fokusua në rolin e organizatave të shoqërisë civile në avancimin e demokracisë lokale dhe zbatimin e Kontratës Sociale. Diskutuam mbi metodologjinë e POP, angazhimin e qytetarëve dhe si mund të forcohet bashkëpunimi me institucionet lokale për politika më të hapura dhe gjithëpërfshirëse.Në këtë workshop mori pjesë gjithashtu edhe Plejada Gugashi, Menaxhere e Programit në Olof Palmes Internationella Center, e cila ndau perspektivën e saj mbi mbështetjen e demokracisë vendore dhe rëndësinë e bashkëpunimit midis aktorëve lokalë dhe shoqërisë civile.Falemniderit Palme Center per referimin dhe ICLD – Swedish International Centre for Local Democracy per ftesen dhe mundesine per te ndare metodologjine e Rrjetit POP.
Ky ishte një moment i rëndësishëm për të ndarë praktikat më të mira dhe për të nxitur dialogun mbi sfidat dhe mundësitë për demokracinë vendore!