Takim i Rrjetit POP mbi Prioritetet dhe Angazhimet për Vitin 2025
Më 10 mars 2025, organizatat anëtare të Rrjetit “Përballja e Ofertave Politike – POP” u mblodhën në Fier për një takim pune me fokus në planifikimin e aktiviteteve për vitin 2025.
Diskutimet u përqendruan në koordinimin e angazhimeve të rrjetit përballë ngjarjeve kyçe si zgjedhjet parlamentare të 11 majit dhe zbatimi i Kontratës Sociale 2023–2027. U theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet organizatave anëtare, si dhe konsolidimi i rolit të rrjetit në promovimin e transparencës, pjesëmarrjes qytetare dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.
Takimi shërbeu gjithashtu për të ndarë ide dhe për të harmonizuar veprimet në funksion të objektivave të përbashkëta për vitin në vijim.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit “POP 2024: Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Suedisë.
