Forume Publike POP | Zgjedhjet Parlamentare 2025
Në pritje të 11 Majit – Fjala është e jotja!
Rrjeti Përballja e Ofertave Politike – POP po organizon forume publike në 8 qarqe të Shqipërisë, me synimin për të afruar qytetarët me kandidatët për deputetë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.
Forumet do të zhvillohen në:
Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Kukës, Shkodër dhe Fier.
Temat kryesore të diskutimit:
- Prioritetet dhe shqetësimet e qytetarëve
- Transparenca dhe llogaridhënia në qeverisje
- Ndikimi i politikave lokale dhe kombëtare në jetën e përditshme
Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.
Datat dhe vendndodhjet sipas qarqeve do të publikohen së shpejti.
