POP Forumi Publik në Shkodër

E premte, 18 prill 2025
Ora 16:30 – 18:30
Vendi: Golden Hotel, Shkodër

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, organizata Intelektualët e Rinj, Shpresë (IRSH), në bashkëpunim me Rrjetin “Përballja e Ofertave Politike – POP”, organizojnë një forum të hapur me qytetarët dhe kandidatët për deputetë të Qarkut Shkodër.

Ky forum synon të nxisë një dialog të hapur mes qytetarëve dhe përfaqësuesve politikë, duke kontribuar në transparencë, llogaridhënie dhe përfshirje aktive të publikut në procesin zgjedhor.

Slogani i fushatës: Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.

Për më shumë informacion ose pyetje, mund të kontaktoni në:
[email protected]

Ky aktivitet organizohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, mbështetur nga Olof Palme International Center dhe Ambasada e Suedisë në Tiranë.