POP Forumi Publik në Elbasan
Elbasan, 17 Prill 2025
Ora 15:00 – 17:00
Vendi: Hotel SCAMPA, Salla e Konferencave
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, organizata Tjetër Vizion, në bashkëpunim me Rrjetin “Përballja e Ofertave Politike – POP”, do të organizojë Forumin Publik në Elbasan me pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë të këtij qarku.
Ky forum synon të krijojë një hapësirë të hapur dhe të drejtpërdrejtë për dialog, ku qytetarët kanë mundësinë të parashtrojnë pyetje, të ndajnë shqetësimet e tyre dhe të dëgjojnë angazhimet konkrete të kandidatëve që synojnë t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë.
Qëllimi është të nxisim transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen qytetare në procesin zgjedhor.
Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike.
Zgjedhjet janë më 11 maj – Voto me dije, jo me dyshim.
Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palme International Center dhe Ambasadës së Suedisë në Tiranë.
Për më shumë informacion: [email protected]
