Forumi Publik POP Elbasan 2025
Forumi Publik në Elbasan – Përballja e Ofertave Politike për Zgjedhjet 2025
Forumi i zhvilluar më 17 prill në Elbasan, i organizuar nga Shoqata Tjetër Vizion dhe Rrjeti POP – Përballja e Ofertave Politike, ishte më shumë se një prezantim programesh: ishte një hapësirë thelbësore e dialogut të drejtpërdrejtë midis qytetarëve dhe kandidatëve, për të nxitur vendimmarrjen e informuar dhe përgjegjëse në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Kandidatët pjesëmarrës:
Klodiana Çapja (Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore)
Mivan Peci (Lëvizja Bashkë)
Migena Shyti Kapllani (Koalicioni Euroatlantik)
Sara Zekaj (Partia Mundësia)
Erjon Murataj (Partia Social Demokrate)
Ata prezantuan prioritetet për zhvillimin e rajonit dhe iu përgjigjën pyetjeve mbi tema jetike si zhvillimi ekonomik, barazia gjinore, mjedisi, rinia dhe transparenca.
Mungesa e kandidatëve të dy partive të ftuara, PS dhe “Shqipëria Bëhet”, është për të ardhur keq. Kur forcat politike nuk zgjedhin të përballen me qytetarët në mënyrë publike, humbet një mundësi e vlefshme për dialog dhe për llogaridhënie. Ne besojmë se pjesëmarrja në forume të tilla është një detyrim demokratik dhe një shenjë e respektit ndaj zgjedhësve.
Këto forume synojnë të forcojnë demokracinë pjesëmarrëse, të promovojnë debate të hapura dhe të ndershme, dhe të ndihmojnë qytetarët të krahasojnë ofertat politike përpara se të votojnë më 11 maj.
Ndiqni forumin e Elbasanit këtu: https://youtu.be/tp7JBGXTK6w?si=oXPTj-S7XymbCzPv
Zgjidh me mendje, jo me zakon!
Zgjedhjet janë më 11 maj – voto me dije, jo me dyshim!