Advokimi i prioriteteve të Kontratës Sociale, Pukë.
Në ambjentet e Qendrës “Lëvizja Rinore Pukë”, u zhvillua një takim me të rinjtë, në lidhje me planin e advokimit për prioritetet e Kontratës Sociale të Bashkisë Pukë, ku dy pikat kryesore janë: 1. Politika të studiuara dhe plane zhvillimi për punësimin e të rinjve dhe grave. Vetë të rinjtë sjellin në vëmendje nevojën e zhvillimit të fabrikave, përdorimin e resurseve natyrore siç është uji, bimët medicinale dhe frutat e pyllit, kultivimi dhe përpunimi, rritja e aftësive profesionale për zanatet dhe shërbimet lokale, zhvillimi i infrastrukturës për sportet e aventurës, mapping për turizmin, guidat turistike profesionale, promovimi përmes internetit për marketingun në zhvillimin e turizmit në zonen e Pukës etj. 2. Përmirësimi i nivelit të shërbimeve për shtresat në nevojë. Adresimi i problematikave jo vetëm në nivelin vendor por dhe në atë qendror për mbështetje specifike për familjet në nevojë që trajtohen me ndihmë ekonomike, për përmirësimin e kushteve në banesa, për mbështetje ndaj grave kryefamiljare dhe grave të dhunuara, familjet me një prind dhe personat PAK.
Në ditët në vijim të rinjtë do të advokojnë për komunitetin e Pukës me qëllim zgjidhjen e këtyre prioriteteve.
Faleminderit për mbështetjen Olof Palme International Center – Albania Programme Olof Palme International Center National Endowment for Democracy