Analiza vjetore POP 2019

Organizatat partnere të Rrjetit POP 2019 u mblodhën sot (30.1.2020) në Durrës për të analizuar impaktin, sfidat, ecurinë dhe angazhimin e çdo anëtari përgjatë vitit 2019. 
POP Network ka qenë prezent në 9 bashki, ka organizuar 53 fokus grupe dhe 8 forume publike. Përfaqësuesit e Rrjetit POP kanë takuar personalisht me mbi 2000 qytetarë, ka ndarë informacion me rreth 190.000 të tjerë duke përdorur faqen tonë të internetit www.popalbania.info, faqet respektive të mediave sociale si dhe TV dhe Radio.
Përgjatë periudhës shtator – dhjetor 2019, rrjeti POP ka qenë prezent në mbledhjet e Këshillave Bashkiakë të konstituara pas Zgjedhjeve Lokale Qershor 2019, në bashkitë Durrës, Fier, Kamëz, Kukës, Pogradec, Pukë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë. Kjo, për të monitoruar nga afër angazhimin që zyrtarët e bashkive respektive kanë ndërmarrë për të përmbushur kërkesat prioritare të qytetarëve, të paraqitura dhe nënshkruara në Kontratat Sociale që i gjeni në faqen web të POP.
Rrjeti POP do të vijojë misionin për të përçuar zërin e qytetarëve duke monitoruar, lobuar dhe advokuar që prioritetet kryesore të dala nga qytetarët e bashkive nën vëzhgim e të përpiluara në Kontratat Sociale të adresohen dhe të përmbushen. Projekti mbështet nga Olof Palme International Center në kuadër të programit të financuar nga Suedia: “Shoqëria Civile, Pjesëmarrja Qytetare, Llogaridhënia dhe Ndryshimi Social”.