Angazhimi i të Rinjve në Konsultimin Publik për Qeverisjen Vendore – Workshop me Studentë të Fakultetit të Drejtësisë
29 mars 2024: Në ditët e sotme, një nga sfidat kryesore që ballafaqohen shoqëritë tona është përfshirja e përgjegjshme dhe efektive e të rinjve në proceset vendimmarrëse lokale. Në këtë kontekst, Gender Alliance for Development Center (GADC) organizoi një workshop me studentët e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me fokus të veçantë në konsultimin publik dhe angazhimin e tyre në qeverisjen vendore.
Në këtë aktivitet, u ofrua një platformë e rëndësishme për të rinjtë për të mësuar më shumë për proceset e konsultimit publik dhe për rolin e tyre si qytetarë të përgjegjshëm. Prezantimet dhe diskutimet e hapura u bënë që të rinjtë të kuptojnë rëndësinë e zërit të tyre dhe impaktin e tyre në hartimin e politikave vendore.