Buletin Informativ_Forumet Publike POP 2025
Përballja e Ofertave Politike: Dialog për Zgjedhje të Informuara
Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP” ka organizuar 7 forume publike në 7 qarqe të Shqipërisë, duke krijuar hapësira të drejtpërdrejta dialogu midis qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë.
Këto forume synojnë të nxisin transparencën, llogaridhënien dhe përfshirjen qytetare në proceset vendimmarrëse, duke kontribuar në rritjen e debatit publik dhe orientimin e ofertave politike drejt nevojave të komuniteteve.
Për më shumë lexoni Buletinin Informativ