DËGJESË PUBLIKE MBI BUXHETIN 2019-2021, Nj/Administrative Rrashbull
DËGJESË PUBLIKE MBI BUXHETIN 2019-2021
Data: 06.11.2018, Dita e Marte, Ora: 10:00-13:00, Vendi: Nj/Administrative Rrashbull
RAPORT NARRATIV
Në këtë takim pjesëmarresit u informuan mbi investimet, projektet dhe shërbimet kryesore të programeve “Paketa Fiskale”, “Investimet në infrastrukturë dhe Shërbim Publik në Nj/A”, “Projektet në të ardhmen për Shërbimin Social”, dhe “Investimet në Arsim”, që Bashkia mendon të zbatojë për vitin 2019-2021.
Fjala pershendetese, z.Ermal Lufo, drejtor i Drejtorise se Pergjithshme te Menaxhimit Financiar i cili prezantoi qellimin e degjeses.
Prezantimi i Paketes Fiskale per vitet 2019-2021 ne Njesite Administrative: Rrashbull, z. Luan Dajko, Drejtor i Drejtorise se Taksave dhe Tarifave Vendore.
Z.Luan u shpreh se qellimi i degjeses eshte bashkepunumi me problemet qe kane banoret e komunitetit.
- Jane bere ndryshime ne taksen e pasurise, per popullaten dhe per biznesin. Taksa e pasurise nga 400 leke per meter katror, eshte ulur me 30% nga vendimi nr. 132 i Keshillit Bashkiak.
- Vitin e ardhshem taksa e biznesit do te shkoje 202 leke nga 280 leke. Nga 480 leke per meter katror behet 330 leke.
- Taksa e biznesit te vogel shkon ne 202 leke pervec zonave rezidenciale, Shkembi i Kavajes dhe Gjiri Lalezit.
- Taksa e popullates eshte ulur ne 35% ne korrik te ketij viti, tarifat jane ne nivelet qe ishin. 900 leke per bizneset ne vit per qendrat administrastive.
- Projektligji per taksen e prones bujqesore i cili nuk eshte miratuar ende sepse jane debitore shume banore. 42% eshte raporti i te ardhurave me kostot, gje qe eshte nje kosto shume e larte per bashkine.
- Do vazhdojme me uljen e taksave per te luftuar informalitetin 30-35%.
- Taksa e nderteses do ulet me vendim qeverie ne vitin 2019.
- Departamenti i taksave nuk do te vendosi apriori pa marre miratimin e biznesit, ky eshte nje vendim qe ka hyre ne fuqi ne korrik te ketij viti, i cili shkon ne favor te biznesit, te popullates.
Pyetje nga qytetari 1:
- Cdo te behet me taksen e prones?
Pergjigje nga z.Luan: Ka ngelur ne nivelet e komunave pra 1600 leke per hektar, perjashtohen vetem ata qe bejne investime.
Pyetje nga qytetari 2: Eshte zene rruga, si do shkojme tek toka? Nuk paguajme asnje takse nese nuk hapet rruga.
Pergjigje nga z.Luan: Keto kerkesa do te mbahen shenim dhe do te merren parasysh.
- A eshte percaktuar skema se si do te ndahet taksa e prones?
Pergjigje nga z.Luan: Drejtoria e pergjithshme e ndertimit prane Ministrise se Financave ka bere studim dhe kemi agjente tatimor per marrjen e takses nga Ujesjelles Kanalizime Durres por ka probleme. Kemi menduar qe taksa te kaloje me OSHE sepse i ka kontratat me te sakte. Ne janar do te na udhezojne per taksen e popullates, nga 160 milion eshte bere 100 milion.
Prezantimi i projekteve per vitin 2019-2021 per investimet ne infrastrukturen rrugore ne Nj.Administrative: Rrashbull
- 40 milion leke te reja per rruget ne njesine administrative Katund i Ri 6 rruge ku kane mbaruar projektet, rruget; “Erzeni”, “Gjergji”, “Loci”, “Taci”, “Kalaja”.
Pyetje nga qytetari 1: Dy daljet ne Qerret jane te pashtruara, dy lagje.
Pyetje nga qytetari 2: Fllaka, keni 8 vite qe na e keni premtuar
Pergjigje nga z.Artan: Fllaka per kete vit nuk eshte e perfshire ne projekt.
Qytetari 3: Jemi 6000 banore, kemi kanalin, nuk kemi uje me pi, jemi 500 familje ne Saktor Rinia.
Qytetari 4: Rrethrrotullimi duhet te behet tek kryqezimi i Fallkes, 4 persona kane humbur jeten, nuk ka trotuar tek shkolla “Bajram Gashi”, mungon urbani qe te na lidhe me Universitetin.
Qytetari 5: Kanalet jane pa beton permbytemi kur bie shi, rruget jane te pashtruara.
Prezantimi i projekteve per Sherbimin Social per vitet 2019-2021 me Nj.Administrative: Rrashbull, znj.Meme Xhaferaj, Drejtore e Drejtorise se Sherbimit Social
Znj.Meme u shpreh se politikat per vitet 2019-2021 jane:
- Zbutja e varferise
- Permiresimi i cilesise se jetes per personat me aftesi te kufizuar
- Permiresimi i sherbimeve per grupet ne nevoje.
Ristrukturimi i drejtorise ka sjelle rritjen e kapaciteteve per fonde ne fushat:
- Mbrojtja e femijeve
- Ofrimi i sherbimeve per mbeshtetjen per grate familjare dhe mosha e trete
- Fuqizimi i personave me aftesi te kufizuar
- Fuqizimi i komunitetit rom dhe egjiptian
- Fuqizimi i viktimave te trafikimit
- Ofrimi i kurseve profesionale per te rinjte
Konkretisht;
Per femijet:
- Ngritja e strehezes emergjente per familjet ne situate rruge
- Ligji per kujdestarine ne partneritet me shoqatat
Per grate:
- Ofrimi i sherbimit ligjor telefonik falas
- Po punojme per ngritjen e nje sherbimi emergjent per strehimin e grave brenda ketij viti dhe ofrimin e kurseve profesionale
Per personat me aftesi te kufizuar dhe mosha e trete:
- Qendra ditore per te moshuar ofron sherbime per 110 te moshuar.
- Ne vitin 2016 krijuam nje qender ditore me Save the Children, ne vitin 2019 qendra do mbahet me buxhetin e bashkise. Do ngreme sherbimin levizes me mjek me staf ne zonat e largeta qe te ofroje sherbim ne shtepi per famijet ak.
Per komunitetin rom dhe egjiptian:
- Kemi ngritur qendren multifunksionale ne Nishtulla e cila menaxhohet nga bashkia me mbeshtetjen e PNUD ku ofrojme sherbime shendetesore, regjistrime per kartat e shendetit. Kemi nje projekt me ndermjetese Zyren e Punes per t’i ofruar kurse profesionale nga ku 100 raste jane punesuar.
Per zbutjen e varferise:
- Skema e shtetit eshte online, fondi prej 4 milion per familjet e varfera. Ne vitin 2019 do te kete fond per punen komunitare.
Prezantimi I investimeve ne Arsim per vitet 2019-2021;
- Infrastruktura shkollave sipas standarteve per rritjen e sherbimeve
- Shtim te numri te edukatoreve
- Rikonstruksioni 1-2 institucioneve te reja ne vit
- Per 2017 kemi ndertuar 3 shkolla te reja
- Per vitin 2018-2019 ndertimin e shkollave ne Sukth, Fshat Rinia, Qerret, Rrashbull
- Rikonstruktimi i te gjitha cerdheve ne Durres ka perfunduar
- 2-3 rikonstruksione te kopshteve ne vitin 2019 priten te mbarojne
- Per vitin 2019-2021 kemi parashikuar disa investime por mund te vendosim te tjera bazuar nga sugjerimet tuaja
- Mirembajtja e ndertesave arsimore
- Lyerja e godinave arsimore, jane lyer te gjitha gjimnazet ne Durres