DËGJESË PUBLIKE ME BANORËT E NJËSISË ADMINISTRATIVE MANZË- DURRËS

Durrës , me 5/11/2018D

ORGANIZUAR NGA: Bashkia Durrës

Të pranishëm: banorë të fshatrave të Nj.A. Manzë, CSDC Durrës dhe Qendra e zhvillimit “Shëndeti Mendor” Durrës.

Në hyrje të takimit , Znj. Ina Xhakoni- Drejtore e politikave të zhvillimit, Bashkia Durrës përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se kjo dëgjesë publike bëhej në kuadër të hartimit të buxhetit afatmesëm dhe buxhetit vjetor 2019. Informacioni I ndarë me banorët kishte për qëllim informimin e tyre dhe shqyrtimin e shqetësimeve dhe rekomandimeve të tyre.

Sipas axhendës, Z.Luan Dajko , drejtor I taksave dhe tarifave vendore theksoi se për Njësitë administrative taksa e pasurisë duke filluar nga Janar 2019 do të jetë 202 leke dhe taksa për tregti e shërbime do të jetë 141 leke. Sipas tij, Bashkia Durrës me 315.000 banorë , ka 96.000 familje, nga të cilat 3081 familje janë të lokalizuara në Nj. Administrative Manëz.

Me vendim të Këshillit bashkiak Durrës është ngritur edhe njësia e apelimit, ku qytetarët kanë të drejtë të ankohen nqs taksa I është llogaritur gabim. Aty mund të kërkojnë të mos ngarkohen me taksë nqs justifikojnë shërbimin. Ky ligji I jep përparësi qytetarit për të mos u ngarkuar me taksa.

Taksa e pasurisë së popullatës (Neni 132) ulet. Nga janari 2019 ajo do të ngarkohet në faturën e ujësjellësit ose OSHE.

Përjashtohen nga taksa e pasurisë dhe pastrimit ata që marrin ndihmë ekonomike, para dhe tetra plegjikët, invalidët dhe pensionistët pa fëmijë.

Sipas krahasimit banorët e Durrësit, zona A tarifohen me 3000 lekë/ 12 muaj, ndërsa në zonën B (ku hyn edhe Manza) tarifohen me 650 lekë/12 muaj.

Sipas planit të investimeve, Bashkia Durrës ka alokuar për secilën njësi administrative shumën prej 40 milion lekë.

Në këtë cështje banorët ngritën problemin e ujit të pijshëm. Sipas tyre kanë vetëm 1 orë furnizim me ujë në ditë. Shqetësimi tjetër lidhej me mospastrimin e hapësirave publike. Ata nuk e shihnin të arsyeshme pagesën e taksës së pastrimit sa kohë bashkia nuk e kthen këtë taksë në pastrim.

Sipas axhendës, Znj. Nikoleta Petro, përfaqësuese e zyrës Arsim- Kulturë –Rini –sporte , foli për investimet e bëra në arsim, për ato angazhime që ka bashkia.

Ajo theksoi se ka 121 institucione arsimore në Bashkinë Durrës të ndara në çerdhe, kopshte, shkolla 9 vjeçare, të mesme, shkolla profesionale dhe konvikte.

Deri tani shumë shkolla kanë qenë pas punonjës shërbimi ose roje. Viti 2019 do të ketë në të gjitha shkollat e Bashkisë Durrës punonjës shërbimi me pagesë nga Bashkia. Në 2 vitet e fundit, 21 punonjës shërbimi janë punësuar në shkollat e Njësive administrative.

Në vitet 2017-2018 janë ndërtuar nga e para shkollat 9-vjecare Marie Kaculini; Muslim Hidaj (Arapaj- Rrashbull); Preng Simoni (Drac- Ishëm). Për vitin shkollor 18 – 2019 në Nj. Administrative të bashkisë Durrës do të rikonstruktohen shkollat 9 vjecare në Hamallaj (Sukth); Fshat Rinia dhe qerret (Katund I ri).

Rikonstruksioni I të gjitha çerdheve në bashkinë Durrës do të kryhet në 2019 – 2021. Ka përfunduar rikonstruksioni I kopshteve Sotir Noka; parafabrikat; Met Hasa etj…Do  rikosntrutohen edhe kopshtet në Shkallë (Manëz) dhe Kucok (Manëz), si edhe shkollat 9-vjecare e të mesmë si psh: shkolla e bashkuar Kullë dhe shkolla 9-vjecare Isuf Ferra (Nish Tulla).

Ne këtë pikë të diskutimeve, Z. Selim Kurti, drejtor I shkollës së mesme Manëz ngriti shqetësimin e kushteve të vështira në shkollën që drejton ku rikonstruksioni I fundit ka qenë në vitin 2009. Ai kërkoi nga bashkia edhe investime për kompjuterat ne laboratorin e informatikës. Znj. Petro u përgjigj se pajisjet si kompjuterat nuk janë kompetencë e bashkisë , por e MASR.

Znj. Mirjam Reci, ne vijim, njohu të pranishmit me projektin që CSDC Durrës po zbaton në Nj. Admin. Manëz e Katund I ri , ne kuadër të ReLoaD dhe ftoi të rinjtë e këtyre komuniteteve të  bëhen pjesë e zbatimit të projektit.