Diskutim mbi Raportin e vitit te dyte monitorues
Qendra Rinore e Vlorës, pjesë e rrjetit POP realizoi një tryezë diskutimi me anëtarë të këshillit bashkiak, përfaqësues nga bashkia, shoqëria civile dhe komuniteti për prezantimin e gjetjeve të raportit të vitit të dytë të monitorimit mbi përmbushjen e prioriteteve të kontratës sociale (Shtator 2020 – Shtator 2021).
Së bashku diskutuam rezultatet e dala nga monitorimi i Kontratës Sociale si dhe mbi ecurinё pёr plotёsimin e prioriteteve tё kësaj Kontrate për Bashkinë Vlorë.Gjatë diskutimeve u prekën çështjet e kontatës, të cilat komuniteti i ka vlerësuar se janë shumë prioritare.
Diskutimi u fokusua në mënyrë të veçantë tek ndërhyrjet me investime që përmirësojnë infrastrukturën, pastrimin, etj. Falenderojmë për mbështetjen #OlofPalmeInternationalCenter#OlofPalmeInternationalCenteAlbaniaProgrammeNational#EndowmentforDemocracyPOP – Perballja e Ofertave Politike#kontratasociale#rrjetiPOP