DURRES – Forumi Publik mes qytetarëve dhe kandidatëve për deputetë – ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2021

Fokus: Kontrata Sociale dhe prioritetet e qytetareve te Durresit si pjese e programe politike te kandidateve. CSDC Durres organizoi sot date 14.4.2021 forumin publik me kandidatët për deputetë të partive:

Partia Demokratike z.Igli Cara, Lëvizja Socialiste për Integrim Z. Enon Karapici, Bindja Demokratike znj. Valbona Sakollari, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet z. Florian Tahiri si dhe Nisma Thurje Z. Marsel Rupi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Ftesa ju është derguar të gjithë kandidatëve të qarkut Durrës që garojnë në Zgjedhjet Parlamentare, por në takimin e sotëm morën pjesë vetëm kandidatët e sipërpërmendur.

Në forum u diskutuan për 3 minuta platformat elektorale të secilit kandidat dhe më pas forumi u orientua drejt pikave të Paktit Social vitit 2017 dhe Kontrates Sociale te vitit 2019, si prioritete qëndrore dhe lokale. Në forum morën pjesë qytetare te Durrësit dhe anëtarë të organizatave të shoqërisë civile, të cilët orientuan diskutimin rreth cështjeve rinore, cështjeve të lidhura me infrastrukturën, arsimin dhe ato sociale për grupet e margjinalizuara.

POP – Platforma ne Sherbim te Qytetareve! #RrjetiPOP#KontrataSociale#ZgjedhjetParlamentare2021