Ekrani i Gjelbër

Të Gjelbrit Evropianë kanë publikuar një projekt të ri – “The Green Screen” (Ekrani i gjelbër), është shfaqja e një filmi falas çdo muaj, i ndjekur me pas nga një debat që njerëzit mund ta aksesojnë po falas dhe të angazhohen me të në mbarë Evropën.

Këtë muaj, filmi zhvillohet në Irlandë dhe tregon historinë e një grupi grash irlandeze dhe luftën e tyre për të përmbysur një nga ndalimet më kufizuese të abortit në botë. Ai përshkruan se si pala pro-zgjedhjes ndryshoi rrënjësisht taktikat në përpjekje për të sjellë një elektorat historikisht konservator në linjë. Filmi mund të shihet në platformën e shfaqjes, në datat 17 dhe 18 nëntor, për të vijuar më pas me një debat me ekspertë dhe audiencë në mbarë Evropën në orën 19:30, datë 18 nëntor.

Filmi është një dokumentar i vitit 2020 me titull “I teti”, mësoni më shumë rreth filmit në këtë faqe interneti dhe rezervoni biletat tuaja falas këtu!