FIER – FORUM PUBLIK MES QYTETARËVE DHE KANDIDATËVE PËR DEPUTETË – ZGJEDHJE PARLAMENTARE 2021
Qendra “Epoka e Re” Fier ne date 19.4.2021 organizoi forumin publik me kandidatët për deputetë të subjekteve politike ne gare per zgjedhjet parlamentare te 25 prillit.
Ftesa per te marre pjese ne kete forum u pranua nga Znj. Blerta Progonati nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Z. Andi Demo nga Nisma #Thurje
Në forum u diskutua mbi platformat elektorale të secilit kandidat te orientuara drejt problematikave të komunitetit të Fierit dhe ofertave politike qe partite sjellin ne kete gare duke u fokusuar tek Shëndetësia; Zhvillimi Ekonomik; Infrastruktura Publike; Pjesmarrja Qytetare dhe Transparenca.
Per shkak te masave anti-Covid, takimi i sotem u organizua ne format hibrid me transmetim ne Tv Kombi Fier dhe me pjesemarrje te qytetareve ne platformat ZOOM dhe transmetim direkt ne Facebook, ku edhe paten mundesine qe te dergonin pyetjet e tyre per kandidatet ne salle.
Linku ku mund te ndiqni takimin e plote: https://www.facebook.com/riniafier/videos/210811847104715/
POP – Platforma ne Sherbim te Qytetareve! #rrjetiPOP#debatpublik#zgjedhje2021#kontratasociale